Google ADS

Vushtrria jep 5 mijë euro për ata që lajmërojnë korrupsionin

23:55 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Tashmë kush lajmëron korrupsionin në qytetin e Vushtrrisë do të shpërblehet.

Kushdo që lajmëron keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunalë në Vushtrri, do të shpërblehet me 5 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Ai tha se ky shpërblim parashihet në Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, i cili është miratuar sot nga kryesia e kësaj komune.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Komuna e Vushtrrisë ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë. Kështu, Vushtrria bëhet Komuna e parë në Kosovë që aprovon këto dy dokumente të rëndësishme që rrisin transparencën e llogaridhënien. ????

Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur nga ???????? USAID-i në kuadër të Projektit TEAM. ✋

Sot, po ashtu kam marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).????

Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni✌️.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme