Google ADS

Vushtrri, punëtori goditet nga energjia elektrike

14:14 | 18 Shtator 2018
V. S.

Një punëtor është goditur nga energjia elektrike dje rreth orës 17 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Policia ka njoftuar se viktima, punëtorë i një kompanie , ka njoftuar se derisa po kryente punime në një shtyllë elektrike është goditur në dorë nga energjia elektrike.

Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Vushtrri, e më pas është transferuar në QKUK, dhe më pas është liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme