Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian dhe që Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së nëse Evropa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe.
“Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin.
Ai ka theksuar se Evropa dhe tërë bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërsis së madhe”.
“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e madhe”, citon FoNet të ketë thënë Vulin.
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...