Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka bërë thirrje tek autoritetet e Prishtinës që të mos mendojnë për ushtrimin e çfarëdo force ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë.
Madje Vulin ka fyer popullin shqiptar duke iu drejtuar me ‘shiptari’, raporton mediumi serb ‘telegraf’.
“Shiptari janë trima vetëm kur janë larg Vuçiqit, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave”, ka thënë Vulin.
Ky reagim i Vulinit ka ardhur si pasojë e deklarimeve të krye kuvendarit Kardi Veseli i cili ka thënë se mund t’i refuzohet kërkesa e presidentit serb për t’u future në Kosovës.
Vulin ka thënë se vizita e Vucicit në Kosovë është për t’I kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kujtojmë që zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se Vucicit i është aprovuar kërkesa për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës./Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...