Vulin akuzon KFOR-in: Nuk e keni ditur as ju për aksionin e policisë së Kosovës

11:12 | 31 Maj 2019
A Z

Ministri serb i Mbrojtjes , Aleksandar Vulin ka akuzuar KFOR-in pas aksionit të policisë së Kosovës në veri.

Ministri serb i Mbrojtjes , Aleksandar Vulin ka akuzuar KFOR-in duke thënë se nuk e njoftuan Beogradin për aksionin e policisë së Kosovës në veri.

Ai po ashtu ka thënë se KFOR nuk ka qenë në dijeni fare për aksionin në veri të Kosovës që solli arrestime të dhjetëra zyrtarëve policorë nën dyshim të përfshirjes në korrupsion dhe krim të organizuar.

“Fillimisht kanë thënë se nuk dinë asgjë rreth aksionit, se nuk është në përgjegjësinë e tyre, se bëhet fjalë për një aksion policor. Pastaj, kanë thënë se e kishin njoftuar Beogradin”, deklaroi Vulin për “TV Pink”, transmeton lajmi.net.

“Si është e mundur që na kanë njoftuar kur nuk e kanë ditur se për çfarë bëhet fjalë? Të luhet me një insistucion të tillë siç është KFOR-i, është e papërgjegjshme”, theksoi ai.

Vulin po ashtu ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se në Kosovë nuk do të formohet Asociacioni i komunave serbe.

“Deklarata e Thaçit është vrasje e dialogut. Të gjithë me vëmendje i përcjellim ngjarjet. Me këtë deklaratë ai deshi të tregojë se marrëveshja e Brukselit dhe të gjitha që kemi biseduar deri më tani nuk vlejnë, e kjo do të thotë se nuk ka marrëveshje dhe është lajm i keq për Bashkimin Evropian”, u shpreh Vulin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme