Kështu ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i kryetarit të Serbisë Nikola Selakoviq, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se për këto çështje është vështirë të luftohet ndërsa e ka lavdëruar diplomacinë serbe të cilën e ka quajtur të fuqishme.
Zyrtari i lartë serb ka deklaruar për televizionin “Prva” se nga bisedimet e delegacionit të Serbisë me atë të Kosovës në New York nuk pret asgjë të re dhe as epokale.
“Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq lidhur me çështjen e Kosovës është përpjekur ta gjejë këndin e drejtë, pozicionin që është vështirë të gjendet dhe të zgjidhet në mënyrë që të ruhen e të mbahen mbijetesa dhe qëndrimi i Serbisë dhe i interesave të serbëve në Kosovë”, ka thënë Selakoviq.
Qyteti i Malibu u bën thirrje banorëve të përgatiten për eva...
Ambasada e SHBA: Shqipëria përfshihet në programin e MCC për...
Hodhi shishe qelqi drejt një personi dhe u largua, arrestohe...
Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit të West Hamit
Durmishi: Ura e Badocit është stabile,testimi formal do të b...
Sulmi në Ibër Lepenc, dy të dyshuarve iu vazhdohet paraburgi...