Kryetari i SNS-së, Aleksandar Jovicic ka thënë sot se presidenti serb, Vuçiq nuk është pajtuar që ai të mos mund të vinte në Kosovë (siç ka shkruar Tanjug: në pjesën e territorit serb, në Kosmet), pavarësisht autoriteteve në Prishtinë.
Siç shkruan tanjug, përcjellë GazetaBlic, Vuçiq u ka dërguar mesazh të qartë udhëheqësve shqiptar dhe mentorëve të tyre nga Perëndimi se Serbia as nuk u frikësohet e as nuk ka turp dhe se populli i serb që jeton në Kosovë (dhe Metohi*) nuk është i braktisur dhe i lënë nën mëshirën e tyre.
“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u ka dhënë leksion në dinjitet dhe shtetësi politikanëve shqiptar nga Kosova, e poashtu edhe komunitetit ndërkombëtar dhe një nga momentet më të vështira në historinë e fundit të Serbisë, dje në Bruksel – që të gjithë qytetarët e Serbisë të ndjehen krenarë” – ka thënë Jovcic në një deklaratë për Media.
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...