Google ADS

Vuçiq vjen me 9 shtator në Kosovë për të treguar zgjidhjen finale për Kosovën

18:46 | 29 Gusht 2018
V. S.

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtiç, ka folur për vizitën që presidenti serb Aleksandër Vuçiq do ta bëjë me 9 shtator në Kosovë.

Jevtiç ka thënë se në këtë vizitë Vuçiq do ta prezantojë zgjidhjen finale për problemin e Kosovës, por kjo do të varet se si do të shkojë takimi në Bruksel me datën 7 shtator.

“Vuçiq ka guximin dhe vendosmërinë për të zgjidhur këto çështje. Duhet të marrim parasysh situatën faktike. Mënyra më e lehtë për t’i ikur përgjegjësisë, është duke i fshehur ato” citohet të ketë thënë Jevtiq nga mediumi serb ‘telegraf’, transmeton Gazeta Express.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, thotë se personalisht është kundër çfarëdo konflikti të ngrirë.

“Pozita e Serbisë në arenën ndërkombëtare është shumë e mirë. Ky moment duhet të shfrytëzohet. Zgjidhja duhet të bëhet për një jetë më të mirë të serbëve në Kosovë”, thotë Jevtiç.

Ai ka folur edhe për shtetet e fuqishme perëndimore të cilat dëshirojnë që sa më shpejtë ta zgjidhin çështjen e Kosovës.

“Nëse ne refuzojmë bashkëpunimin për të zgjidhur problemet në Ballkan, do ta vendosim Serbinë në një izolim, gjë që do të ndikojë në bllokimin e të gjitha proceseve ekonomike. Mendoj se qëllimi ynë është që të gjendet një marrëveshje dhe zgjidhje e qëndrueshme” ka thënë ai./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme