Google ADS

Vuçiq takohet me presidentin e Kinës, bisedojnë për Kosovën

08:25 | 25 Prill 2019
V. S.

Aleksandar Vuçiq është takuar sot në mëngjes me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në mëngjes me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

Kreu i Kinës ka pritur Vuçiqin në zyrat e tij për të biseduar me marrëdhëniet bilaterale.

Ky është takimi i tyre i gjashtë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Në fokus të bisedës, siç kishte paralajmëruar Vuçiq ishte mbi të gjitha bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve, por edhe Kosova.

“Dua të shpreh mirënjohjen e madhe për Kinën dhe të gjitha që i kanë bërë për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se për temën e Kosovës do të bisedojë edhe në takimin e ardhshëm me presidentin rus, Vladimir Putin, gjithashtu në Pekin. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme