Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se shpreson që do të ketë sinjale pozitive nga Samiti i Berlini sa i përket Serbisë dhe Kosovës.
Ai tha se në Berlin do të flitet për të ardhmen evropiane dhe takimi në mes delegacioneve nuk do të jetë i lehtë, e që sipas tij veçanërisht sa i përket formatit të takimit dhe përzgjedhjes së pjesëmarrësve.
“Nuk kam asgjë kundër Sharec-it, përkundrazi por pse Sharec dhe jo Dancil, përse Plenkoviq, pse jo Borisov? Milorad Dodik nuk u thirr, i cili fitoi numrin më të madh të votave të shtetasve të Bosnje Hercegovinës në zgjedhjet e mëparshme, por Deniz Zvizdiq. Aty të gjithë do të thonë se Kosova është e pavarur”, tha Vuçiq, transmeton Indeksonline.
Samiti i Berlinit ka ngjallur një interes të madh, pasi është takimi i parë në mes palës kosovare dhe asaj serbe pas disa muajsh,e ku të pranishëm janë presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve.
“Ne do të jemi në një pozitë më të vështirë kur Kosova të jetë në pyetje. Unë besoj në fuqinë e kancelares Merkel, pavarësisht nga fakti që ne kemi pikëpamje të ndryshme mbi Kosovën, unë personalisht i besoj asaj shumë. Macron është shumë i aftë dhe serioz duke besuar sedo të vijë me ide të mira”, tha tutje Vuçiq.
Ai kujtoi se biseda e fundit me kancelaren gjermane në Davos nuk ishte një bisedë e lehtë duke shtuar se nuk sheh zgjidhje për çështjen e Kosovës në këtë kohë, sepse sipas tij në Berlin përveç Serbisë të gjithë do të dalin me disa kërkesa.
“Unë zhvillova një politike të rrezikshme për mua dhe partinë, por ishte më e mira për Serbinë. Shqiptarët po nguten, janë nervozë dhe po nxitojnë. Nuk mund ta shoh përfundimin në këtë kohë. Ne mund të bëhemi pjesë e BE-së më shpejtë dhe në Berlin të gjithë do të vijnë me këso kërkesa, shqiptarët do të kërkojnë liberalizimin e vizave, e kërkesa jonë është që të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, shtoi Vuçiq./Indeksonline/
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor