Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka thënë gazetarëve në Tiranë se për zgjidhjen e problemit të Kosovës po hyjnë në një fazë të vështirë.
Vuçiq ka theksuar se nuk ka forcë që mund ta detyrojë Serbinë për të vepruar në kundërshtim me interesat e tyre kombëtare, përcjell lajmi.net.
“Ne po hyjmë në një fazë të vështirë. Rezultatet janë të tilla, asgjë nuk do të jetë e lehtë. Detyra jonë është të vazhdojmë të punojmë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, është e lehtë të gjendet arsye për të qenë kundër marrëveshjeve.
Po ashtu, Vuçiq ka shtuar se shqiptarët ende duhet të flasin për të ardhmen.
“Serbët dhe shqiptarët do të jenë kombe më të mëdha në 100-200 vitet e ardhshme, në qoftë se ne mund të bëjmë diçka për të ardhmen”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...