Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi që tri komunat e Luginës t’i bashkohen Republikës së Kosovës ka ngjallur reagime në Beograd.
Përgjigje konkrete për këtë çështje pritet që të jap nesër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ai të enjten do të qëndrojnë në Medvegjë ku do të vizitojnë banjën “Sijarinskoj”.
“Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjë do të ketë një përgjigje lidhur me kërkesat e Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin, përfshirë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanocit me Kosovën”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë, bashke kryesuesi i ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar ekipit që në platformën për dialog të futet edhe rezoluta për bashkimin e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanocit me Kosovën.
Thaçi, që nga vera e vitit të kaluar, ka kërkuar korrigjim të kufirit me Serbinë. Sipas tij, kjo ide e korrigjimit e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellë pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.
Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Kosovën. /Indeksonline/
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...