Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në zgjidhjen e problemit me Kosovës i rëndësishëm do të jetë rezultati që do të arrihet në fund.
“Unë dua që qytetarëve që jetojnë këtu me origjinë nga Kosova, t’iu them që të mos shqetësohet, sepse rezultati dhe përfitimi në fund do të jetë i Serbisë”, ka thënë ai para nisjes së vizitës, shkruan Tanjug.
Në vizitën e tij në Medvegjë presidenti serb pritet që të flas edhe për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, si pjesë e marrëveshjes së mundshme për korrigjim të kufijve.
Një përgjigje për këtë e ka dhënë dje kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, duke potencuar se një ide e tillë nuk përkon asgjë me realitetin. Ndër të tjera ajo ka thënë që Kosova nuk duhet të rrisë barrierat, dhe duhet t’i kthehet dialogut në Bruksel.
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...