Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po qëndron në Kosovë, në fjalimin e tij drejtuar serbëve të Kosovës, iu ka premtuar atyre që do t’ua ndryshojë mënyrën e jetesës, raporton “Zeri.info”.
Vuçiq po ashtu në këtë fjalim, qytetarëve serbë u ka premtuar se Serbia nuk do të lejojë që dikush të përdor armë kundër tyre.
“Kurrë nuk do të lejojmë që dikush të përdor armët kundër jush. Këtë ua premtoj”, ka thënë Vuçiq ndër të tjerash.
Ai po ashtu ka folur edhe për ndryshimin e kufijve.
Vuçiq në lidhje më këtë ka thënë se nuk do ta ndryshojë kufirin e Serbisë, raporton “Zeri.info”
“Nuk dua të ndryshojë kufij, por të ndryshojë gjendjen tuaj në Kosovë që të jetoni më mirë, të keni më shumë të drejta për punë dhe jetë në përgjithësi”, u ka thënë Vuçiq serbëve të Kosovës.
Presidenti serb po ashtu e ka përsëritur edhe një herë, se Serbia kurrë do ta pranoj pavarësinë e Kosovës.
“Ka shumë të atillë në Serbi që thonë se deri në fund të vitit Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ata gënjejnë, sepse kurrë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, këtë ua premtoj”, ka deklaruar Vuçiq. /ZËRI/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty