Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se pret që Ramush Haradinaj të lirohet shpejt nga Haga dhe të bëhet hero edhe më i madh.
Ai ka thënë se me dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës, para se të shkonte në Gjykatën Speciale, Haradinaj ka mbrojtur interesat e Kosovës.
“Nuk kam iluzione, as nuk pres shumë. Pres një farsë, një shfaqje dhe se do të thotë se UÇK-në e kanë përbërë trimat që e mbrojtën vendin nga agresorët serbë”, tha Vuçiq për TV Pink.
Ai tha se nuk mendonte se Haradinaj, i cili ishte ftuar në intervistim në Gjykatën Speciale për krimet e luftës të UÇK-së, ka lidhje me vrasjen e serbëve në Grckë e Vjetër, të ekzekutuar pikërisht para 20 vjetësh.
Vuçiq tha se ai beson se Haradinaj megjithatë ka të bëjë me shumë krime të tjera.
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...