Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një editorial që është publikuar I plotë dje në gazetën beogradase “Blic” ka shkruar gjerësisht rreth vizitës së tij në Kosovë. Ai i ka dhënë një goditje “projektit” të këmbimit të territoreve duke thënë se angazhohet që serbët të kenë të drejta e jo territor.
Vuçiq i cili lartësoi Millosheviqin me fjalimin e tij në Mitrovicë, në editorialin e tij të titulluar “Çështja e Kosovës” është distancuar nga kjo duke thënë se me atë fjalim qartësisht është ndërprerë kontinuiteti i politikës së Millosheviqit.
“Politika ime është politikë kundër miteve dhe të vërtetave të përjetshme ndërsa në anën tjetër, në të majtë e në të djathtë janë ata kuazinacionalistët që jetojnë me mite dhe nga mitet”
“Unë për disa jam tradhtarë, për disa të tjerë kundër drejtësisë dhe demokracisë. Edhe kur për serbët kërkojë të drejta dhe territore, marrëveshje dhe kompromis, e jo luftë, kjo nuk u konvenon asnjërës palë” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq disa herë në paraqitjet e tij para gazetarëve, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë ndarjen e serbëve dhe shqiptarëve në linja etnike, ide kjo për të cilën ai është angazhuar edhe publikisht por që po kundërshtohet fuqishëm nga Gjermania.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...