Google ADS

Vrasja e adoleshentit në Suharekë, rindërtohet skena e krimit

11:34 | 21 Qershor 2019
Arbresh Info

Policia në Suharekë ka bërë rrethimin e Stacionit të Autobusëve në këtë komunë me kërkesë të gjykatës në lidhje me hetimet për vrasjen e adoleshentit B. Muharremaj në prill të vitit të kaluar.

I ndjeri nga fshati Gjinovc i Suharekës ndërroi jetë nga therja me thikë në stacionin e autobusëve kur tre persona, gjithashtu të mitur në atë kohë, e kishin sulmuar.

Togeri i Stacionit Policor në Suharekë, Shaban Osmanollaj, i tha KosovaPress-it se rrethimi i stacionit është bërë me kërkesë të gjykatës.

Sipas informacioneve të para, gjykata po ndërton edhe njëherë skenën e krimit, si pjesë e hetimeve për ngjarjen e rëndë./prizrenisot.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme