Kosova nuk është një temë e re për këtë dhomë. Për shumë njerëz në botë ishte lufta e viteve të 90-ta, ajo që e solli Kosovën në vëmendjen tuaj, por lufta nuk ishte përvojë e izoluar për popullin tim”, tha Çitaku.
“Gjithësesi, vitet e gjata të shtypjes, shfrytëzimit, vitet kur neve na është mohuar e drejta jonë elementare. Nuk kemi pasur të drejtë të lexojmë e shkruajmë në shkolla, e as të këndojmë në rrugë”.
“Vitet e heshtura nën zhurmën e armëve të Serbisë, vuajtje që përfunduan pikërisht kur pararendësit e juaj, të ulur këtu, para 20 viteve më dhanë zë mua dhe popullit tim”, raporton arbresh.info
Ndërsa ne po festojmë 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe festojmë poashtu edhe rolin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kur 1 milionë refugjatë po ktheheshin në shtëpitë e tyre, ishin agjencitë e UN aty në Kosovë që po prisnin për ta, që po ofronin mbështetjen e tyre.
“Vendi ynë u ngrit nga pluhuri i luftës dhe ishte pikërisht administrata e Kombeve të Bashkuara që na ndihmoi të rritemi, kjo dhomë ka ofruar udhëzime dhe ka ndërmjetësuar debate të shëndetshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj”.
Zonja dhe zotërinj, me gjitha këto fakte duke i marrë parasysh, iu adresohem juve me korrektësi dhe nder. Dhe them, seriozisht pse jemi mbledhur këtu sot? Dhe atë, për herë të tretë brenda 4 muajsh dhe po flasim për Kosovën”.
“Është e pabesueshme që ky Këshill ka mbledhur sesione më shumë për Kosovën sesa Sirinë, Jemenin ose Venezuelën”.
“Kjo dhomë tashmë është shndërruar në një teatër, një vend ku Serbia i tregon prralla botës, madje të shpikura që as vet nuk iu besojnë”.
“Kjo dhomë po keqpërdoret për konsum të brendshëm. UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë, madje as mandat për ta ushtuar rolin e saj”.
“Këto obsesione kanë humbur sensin. Kjo që po ndodh këtu tregon se Serbia nuk është e sinqertë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si komb i lirë”.
“11 vite më parë, mu këtë muaj, një Republikë e re lindi në Evropë dhe Kosova, as sot dhe as nesër, dhe as kurrë nuk do të negocioj shtetësinë e pavarësinë”.
“Ne jemi të gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive si fqinj, si të barabartë, por mu këtu qëndron problemi. Serbia vazhdimisht kundërshton idenë që Kosova është e barabartë, prandaj edhe kërkojnë drama të panevojshme”.
“Ata kanë një refuzim tejet këmbëngulës për tna pranuar se jemi të barabartë, por fundja është problem i tyre. Unë nuk e kuptoj pse duhet të mbledhemi kaq shpesh dhe të diskutojmë për një univers paralel që ka krijuar Serbia dhe jeton vetëm në të”.
“Kosova kurrë nuk do të negociojë pavarsinë e shtetit tonë, ne duam dhe jemi të gatshëm të flasim per të ndërtuar marrëdhenie konstruktive si fqijne, si të barabartë” ./Arbresh.info/
Lexo edhe: Ivica Dacic: Ska dialog me Kosovën pa heqjen e taksës
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente