Kuvendi i Kosovës ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Platforma për dialogun ka marrë 61 vota për dhe 1 abstenim.
Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, thotë se kjo Rezolutë nuk është e përsosur mirëpo garanton çështje të cilat janë esenciale për vazhdimin e dialogut.
“Sot u krijua një bazë me aprovimin e kësaj Platforme që të dalim prej ngërçit ku kemi hi e krejt e lidhur me këtë taksën e famshme”, ka thënë Vllasi në “Rubikon” të KTV’së.
“Kur i është dorëzuar Kuvendit pata fat me shfletu… nuk është e përsosur por i garanton disa çështje që janë esenciale, që në dialog mos të cenohet statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, territori dhe kufijtë”, ka thënë ai.
Sipas tij, është dashur, që të paktën LDK, me gjithë rezervat që i ka, ta votojë.
“Mirëpo është interes i shtetit që ta kemi një platformë të përbashkët”, ka thënë ai.
Vllasi ka thënë se dy partitë opozitare të cilat sot nuk votuan për Platformën për Dialog, nuk janë të njëjta, madje, siç theksoi ai, edhe inatet karshi pushtetit i kanë të ndryshme.
“Edhe te intatet kanë diferenca LDK e Vetëvendosje”, ka thënë ai. “Votuan për ushtri, ajo ishte mirë, për të mos ta poshtëruar vetën krejt. S’pranojnë simbole të shtetit, e kanë opsionin e bashkimit kombëtar në programin e vetë”, tha Vllasi për Lëvizjen Vetëvendosje.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës