Vlerësohet kontributi i Nikë Lumezit si avokat dhe gjyqtar

12:10 | 18 Gusht 2018
Arbresh.info

Me rastin e vdekjes së avokatit Nikë Lumezi, babait të kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, është mbajtur Mbledhje Komemorative, organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli, tha se Nikë Lumezi ka lënë një veprimtari të tërë pas, derisa u shpreh se do ta vazhdojnë rrugën e tij, raporton Ekonomia Online.

Ka shumë për të thënë për veprimtarinë e tij, ka lënë një bagazh të madh që të vazhdojmë rrugën e tij më tutje”.

I biri i Nikë Lumezit, Alberti, u shpreh se krahas pikëllimit ngushëllohen me faktin se patën një prind shembull.Tutje, ai tha se babai i tij i dëshmoi aftësitë e jashtëzakonshme si gjyqtar dhe në pozita të tjera duke mos kursyer asgjë për shtetin e tij, raporton EO.

Na mësoi si t’i përballojmë vështirësitë në jetë. Fjalën e tij e patëm udhërrëfyes konkret, ndërsa veprat e tij shembull. Fjalët e tij na dhanë guxim dhe vullnet për jetë dhe qëllimet më të larta”.

Aftësinë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm e dëshmoi si gjyqtar e në detyrat më të larta në Kosovë, për të cilën nuk kurseu asgjë deri në fund të jetës”.

Ramë Gashi, ish-kryetar i Odës dhe bashkëpunëtor i Nikë Lumezit, tha se kanë humbur një mik, një koleg dhe një profesionist të veçantë.

Gashi vlerësoi se kontributi i Lumezit në sistemin legjislativ të Kosovës ka qenë i përkryer.

E kujtojmë si juristin, avokatin e gjyqtarin me profesionist me principe të mirëfillta. Ishte një njëri i afërt dhe i matur për të gjithë. Ai tregonte gjithmonë respekt për të tjerët. Ai ka dhënë kontributin e tij të përkryer në hartimin e ligjeve dhe në zbatimin e tyre si gjyqtar. Nga viti 1993 kontribut të çmuar dha edhe si avokat”.

Bashkëpunëtorja e Nikë Lumezit, Virgjina Dumnica, e përlotur rrëfeu disa kujtime me gjyqtarin e ndjerë, të cilin tha se do ta kujtojë gjithmonë me dashuri e respekt.

Ishim në një ndërtesë në Gjykatën Supreme dhe shpesh thirrshim gjyqtarë me shumë dinjitet me na shpjegu, me qenë zbërthyes të legjislacionit. Tërë jetën e kujtoj me shumë dashamirësi kur kemi pirë kafe bashkë, por edhe punën. Më ka ndihmu kur ai u bë zëvendës i Avokatit të Popullit, shumë shpesh shpjegojke parime të të drejtave të njeriut”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme