Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë një mbështetje nga politikanët e Evropës.
Vjosa Osmanit i ka dhënë përkrahje zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, shkruan arbresh.info.
Wieland, uron Vjosa Osmanin për nominimin madhështor që do ta bëj Vjosën Kryeministren e parë grua në Kosovë.
Më poshtë gjeni letrën e z. Wieland, të përkthyer, ndërsa foto origjinalin.
“E nderuara znj. Osmani, e nderuara kolege,
Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të ju uroj sinqerisht për nominim tuaj nga LDK-ja për postin e Kryeministres! Rezultati madhështor i zgjedhjes brenda LDK-së për nominimin tuaj ka treguar mbështetjen dhe besimin e partisë suaj.
Me përvojën tuaj dhe angazhimin e vazhdueshëm kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit – dhe me LDK-në si një nga partitë politike më të vjetra dhe më të mëdha në Kosovë – jam i sigurt që rruga për sukses është shtruar.
Jam i kënaqur që kam pasur rastin të takohem me ju disa herë dhe herën e fundit gjatë qëndrimit tim të fundit në Kosovë në qershor 2019.
Unë do të udhëtoj për në Kosovë në fillim të zgjedhjeve dhe shpresoj që do të kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë projektet e ardhshme.
Ju dëshiroj gjithë të mirat, shumë sukses, dhe ky nominim historik do të ju bëjë
Kryeministren e parë grua në Kosovë.
Sinqerisht i juaji,
Rainer Wieland.”
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë