Google ADS

Vjedhje të bankave të ndryshme me veturë të njëjtë

21:06 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Raste të vjedhjeve të bankave, ishin të shpeshta në Kosovë. Madje të armatosur, plaçkitësit përdorën mënyrën e njëjtë për t’i realizuar qëllimet e tyre.

E sipas dyshimeve të para, këto vjedhje u bënë nga personat e njëjtë. Vjedhjen e bankës TEB, e bënë njerëz me veturën e njëjtë, të cilët e përdorën plaçkitësit në Istog, ku edhe u vra një polic. Kështu janë dyshimet e para. E ato po i konfirmon për T7 edhe ministri i punëve të brendshme, Ekrem Mustafa.

“Për të mos i pengu hetimet, sidoqoftë ai automjet i cili dyshohet se ka marrë pjesë në plaçkitjen e bankës TEB, është gjetur në oborrin e njërit prej akterëve që kanë marrë pjesë në rastin e vrasjes në Istog”.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore e Pejës, nuk treguan deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet, duke e përfshirë edhe veturën e përdorur gjatë këtyre akteve të vjedhjes.

“Lidhur me rastin në fjalë, në këtë fazë të hetimeve nuk mund të japim informata për shkak të konfidencialitetit të veprimeve hetimeve, me qëllim të arritjes se rezultateve të suksesshme për ndriçimin e kësaj çështje penale”.

Por disa informata më shumë, i kanë nga Prokuroria në Prishtinë.

Edhe pse flitet vetëm për dyshime fillestare, Ibrahim Berisha, tha se krahas që nuk mund të paragjykohet, mënyra e kryerjes së veprave është e njëjtë.

“Dyshohet se mënyra e kryerjes së veprave të grabitjeve është e njëjtë; është me armë të zjarrit njëjtë, personat janë 3-4 (të paidentifikuar), janë të maskuar dhe me dorëza dhe mjete të tjera që ata i përdorin. Kemi dyshime se është vetura e njëjtë, por hetimet i ka Peja, dhe nuk mund të themi asgjë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme