Vitin tjetër, tentimi i pestë për në INTERPOL

08:30 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kosova ka dështuar dje që të bëhet pjesë e INTERPOL-it në tentimin e katërt të pasuksesshëm për anëtarësim në këtë organizatë.

Institucionet e vendit planifikojnë që vitin e ardhshëm të tentojnë përsëri, duke shpresuar se gjatë kësaj periudhe do të lobojnë mjaftueshëm për t’i siguruar votat e nevojshme për anëtarësim, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se dështimi i së martës nuk do t’i demotivojë për të tentuar anëtarësimin vitin tjetër. “Ajo që ndodhi absolutisht nuk na dëshpëron. Policia e Kosovës do të jetë pjesë e INTERPOL-it, besoj që qysh në vitin e ardhshëm prapë do të bëjmë përpjekje që të jemi pjesë e saj”, ka nënvizuar ai.

Qalaj ka vlerësuar se dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL nuk ka të bëjë aspak me Policinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme