Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia ka bërë të ditur se kujdesi mjekësor për kryetarin e kësaj partie Albin Kurti është në nivel.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se analizat treguan se asgjë nuk është serioze.
Vitia poashtu ka bërë të ditur se Albin Kurti do të qëndrojë në spital deri nesër.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, mbështetës, edhe gazetarë, edhe njëherë ju falënderoj për mesazhet e shumta. Sot në mëngjes u shqetësuam pak për Albinin, duke ditur që ekziston dhe një epidemi e gripit në Kosovë, por kujdesi mjekësor ishte në nivel.
Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtruar ?
Edhe një herë ju falënderoj për mesazhet mbështetëse.
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi