Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një tubim me qytetarët kundër hajnisë qeveritare apo kundër Panhajnisë siç e quajnë ata.
Arben Vitia, kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosej në Prishtinë në fjalën e tij tha se ky tubim është thirrur për të ndalë një të keqe të madhe, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se për largimin e rinisë nga Kosova fajtorë janë ky pushtet dhe qeveritë e pasluftës.
“Populli është i njëjti dhe dashuria për atdheun është e njëjta ata që po largohen nuk i kanë fajet, i ka ky pushtet dhe qeveritë e pas luftës”, ka thënë ai.
Vitija tha se pushtetarët tanë po vjedhin çdo gjë që po ju del përpara.
“Këta pushtetarë po vjedhin çdo gjë që po ju del përpara, punësojnë çdo anëtar të familjes dhe nga punësime të fshehta që ndodhen me skandalin “Pronto” tani po e bëjnë hapur. Kapja e shteti ka kaluar në një dimension të ri dhe pa trohë fytyre i ftojnë qytetarët mos të braktisin vendin. As Prishtina as Kosova nuk mund të ndërtohen me këta pushtetarë”, ka thënë Vitia.
Sipas tij vetëm një organizim popullor mund t’i ndalë ata, sepse ata nuk ndalën vet.
“Bashkë dhe të organizuar në zgjedhje të reja në mënyrë që ta ndalim këtë pan hajninë dhe të mblidhemi edhe në organizimet e radhës të qëndrojmë në Kosovë dhe bashkë t’i largojmë hajnat”, ka thënë Vitia./Arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...