Juristi Vigan Qorolli, ka thënë se në Samitin e Berlinit nuk do të flitet veç për Kosovën, por për tërë Ballkanin Perëndimor.
“E njëjta ka ndodhur në vitin e kaluar në Londër, tash do të ndodhë në Berlin. Ballkanit Perëndimor do t’i jepen afate që të ndodhë demokratizimi i shteteve të mbetura jashtë Bashkimit Evropian”, ka thënë Qorolli në Klan Kosova.
“Lodhja e BE-së vërehet gjithandej për shkak të problemeve të brendshme që kanë lidhur me Britaninë e Madhe dhe Brexit Këtu besoj se pritja kryesore që duhet të bëhet është afatizimi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e përbashkët e Angela Mergel dhe Emmanuel Macron me shefat e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të jetë me disa afate”.
Qorolli ka thënë se në këtë samit, Merkel pritet ta vë të zezën mbi të bardhën për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi.
“Nuk do të ketë prekje të kufijve. Merkel ka qenë e prerë dhe Macron duket se është në vagon me të”.
“Kjo javë ka shënuar gjashtëvjetorin e marrëveshjes së parë në mes të Kosovë dhe Serbisë. Për gjashtë vjet shumë marrëveshje janë arrit dhe shumë pak janë implementuar. Arritja e paqes përfundimtare duket se është larg”
Sipas Qorollit, Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez, Macron nuk pritet që të bëjnë presion ndaj pesë vendeve anëtare të BE-së që s’e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...