Vidhen 15 mijë euro dhe stoli ari me vlerë 2 mijë e 500 euro në Graçanicë

13:20 | 27 Prill 2019
Arbresh.info

Janë vjedhur 15.000 (pesëmbëdhjetë) euro të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 2.500 (dymijë e pesëqind) euro në Graçanicë.

Të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me këtë vjedhje janë duke u marrë njësitet policore.

” Ankuesi mashkull K-Serb ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur rreth 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 2.500 (dymijë e pesëqindën) euro”, thuhet në raportin 24 orësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme