VIDEO nga hyrja e trupave ruse në Kosovë

11:32 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Në orët e hershme të 12 qershorit trupat ruse hynë në kryeqytetin e Kosovës duke befasuar trupat e NATO-s.

Serbët që kishin mbetur në Prishtinë i pritën ata si heronj, kinse po vinin për çlirimin e serbëve.

Madje në këtë rast kishte edhe gjuajtje me armë dhe hedhje të fishekzjarrëve.

Kontingjenti rus kishte ardhur në Kosovë nga Bosnja përmes Serbisë.

Ardhja e trupave ruse i kishte zënë të gjithë në befasi, duke përfshirë edhe ministrin e jashtëm të Rusisë, Ivan Ivanov.

Ai tregonte për media se kishte urdhëruar trupat të largoheshin nga kryeqyteti i Kosovës.

Në këtë kohë shumë shqiptarë që kishin mbetur në banesat e tyre në Prishtinë nuk kishin guxuar të dilnin. Ata mbetën deri sa erdhën forcat e NATO’s për të u lirua nga okupimi./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme