Google ADS

“Veturat me kilometrazh 00 nuk homologohen”

15:02 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Memli Krasniqi ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj nëse duhen homologuar të gjitha veturat që hynë bashkërisht të një serie me kilometrazh 00.

“Nëse janë 500 vetura, golf 7 nga fabrika ku është logjika që të dërgohen në homologim, në rregull mundësh një me e dërgua edhe me e konstatua”, ka thënë Krasniqi, raporton arbresh.info.

Ndërsa Lekaj ka thënë se e kontrollojnë vetëm një veturë të serisë.

“Ne vetëm një automjet e kontrollojnë dhe jo të gjitha që vinë bashkë. Veturave të reja 00 nuk i kryhet homologimi, ato kontrollohen vetëm nëse është e njëjta veturë e përshkuar në certifikatën e lëshuar nga shtete e BE-së”, ka thënë Lekaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme