Një veturë diplomatike është përfshirë në një aksident të rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info kjo veturë diplomatike i përket ambasadës turke të akredituar në Kosovë.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes raportohet se kanë vdekur tre persona, kurse gjashtë të tjerë janë lënduar.
Aksidentin dhe viktimat për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe policia e rajonit të Gjilanit.
“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine-Gjilan, saktësisht ne fshatin Mramor ,ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshire tri automjete. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kane pësuar 6 persona dy prej te cilëve ne vendin e ngjarjes kane ndërruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje, ndërkohe qe kater personat e lënduar janë dërguar ne tretman mjekësor”, tha policia.
Më poshtë keni foto dhe video nga vendi i ngjarjes
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...