Dorëjeta Kafexholli, 16 vjeçe, më 19 maj të këtij viti, qe viktima e parë që ra nga kati i pestë i një ndërtese në Prizren. Nxënësja e klasës së dhjetë e kësaj shkolle, me prejardhje nga fshati Bellanicë e Malishevës, ishte zhvendosur për banim në Prizren, për të kryer të mesmen e mjekësisë.
Vetërvasje gjatë periudhës së njejtë në këtë shkollë kishte bërë edhe Alketa Dakaj.
E për të dy këto raste, hetime kishte nisur Prokuroria Themelore në Prizren. Por kjo e fundit, gjatë javës që e lamë pas i kanë mbyllur hetimet për këtë punë. Anise shkaku i këtyre rasteve mbetet ende një mister.
Sipas prokurorisë së Prizrenit, vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.
“Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, më datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren”, thonë nga Prokuroria.
Tutje, sektori Rajonal i Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në: intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj.
“..dhe nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë”, sqarojnë nga institucioni i cili i ka hetuar këto raste.
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...
Amerika zgjedh sot presidentin, 7 shtetet që mund të caktojn...
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...