Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kësaj partie i është shtuar një anëtar i ri.
Kurti ka shkruar se Gazmend Gjyshinca është duke përfunduar magjistraturën në Politikat e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll.
“Gazmendi ynë. Gazmend Gjyshinca nga dje është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai është duke përfunduar magjistraturën në Politikat e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll. Gjithashtu, Gazmendi në qershor të këtij viti është pranuar në një program akademik në Zvicër, programi quhet Caux Scholars Program dhe drejtimi që po e ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”. Gazmendi flet tri gjuhë të huaja: anglisht, turqisht dhe frëngjisht. Në të kaluarën Gazmendi ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e kalasë së Vushtrrisë, dhe, ka qenë anëtar i shoqatës ndërkombëtare të studentëve të shkencave politike. Gazi i 2017 e i 2019 dallojnë. Të dy për kohën e tyre janë të domosdoshëm. Por, ky nuk është vetëm gazi, ky është gazmend. Krenari e kënaqësi që në radhët tona po afrohen të rinj të spikatur, të urtë e punëtorë. Kemi shumë punë përpara. Do dalim edhe fitues edhe faqebardhë! Dija e vullneti i Gazmendit përveç që janë garancë, janë edhe kushtrim për bashkim. Të rinjtë po mblidhen të përbashkuar, për një qëllim: Qeveri pa korrupsion e krim dhe me vizion për zhvillim”, ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social, Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...