Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Daut Dauti.
Në shkrimin e bërë në Facebook, Kurti ka numëruar disa nga sukseset e Daut Dautit.
Gjithashtu, ai ka thënë se me aderimin i Dautit në VV, thellohet dija e zgjohen njohuritë.
“Daut Dauti nga sot është zyrtarisht anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai ka doktoruar në shkollën e cila gëzon reputacion të lartë për studime të historisë, në Universitetin e Leedsit (University of Leeds) në temën: “Britain, the Albanian Question and the Demise of the Ottoman Empire 1876 – 1914″ (Britania, çështja shqiptare dhe rënia e Perandorisë Otomane 1876-1914). Studimet e magjistraturës i ka kryer në West London University (ish Thames Valley University) ku ka studiuar Bashkimin Evropian, kurse Fakultetin Juridik e ka përfunduar në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka thënë se, Daut Dauti me shkrimet në shtypin britanik dhe paraqitjet në mediat (televizionet dhe radiot) britanike është i njohur për debatet që për temë kanë Kosovën dhe Ballkanin.
“Me paraqitjet e tija publike dhe botimet e ndryshme konsiderohet edhe si njohës i politikës së jashtme britanike ndaj Ballkanit, e kryesisht ndaj hapësirës shqiptare. Me Daut Dautin në Lëvizje na thellohet dija e na zgjerohen njohuritë, përveçse i përforcojmë përparësitë tona ideore e programore”, vijon shkrimi i Kurtit.
Vetëvendosjes gjatë këtyre ditëve i janë bashkuara edhe disa personalitete tjera të njohura.
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...