Arben Vitija nga Vetëvendosje ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Ai bashkë me Albulena Haxhiun, Saranda Bogujevci dhe Xhelal Sveçla ka shkuar në BIK për t’i uruar festën myftiut Tërnava, njofton Klan Kosova.
“Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje urojmë festën e madhe të Fitër Bajramit kryetarit Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe gjithë qytetarëve. Pas muajit të Ramazanit, një muaj sfide, sakrifice dhe barazie.
“Edhe kjo festë përçon mesazhin e barazisë dhe harmonisë ku ndajmë ushqimin me familjarët tonë, ndajmë dashurinë me të gjithë miqtë dhe ata që kanë nevojë”
“Duke përcjellë këtë mesazh të kësaj feste të madhe urojmë për më shumë solidaritet dhe për një shoqëri të barabartë”.
Vitija i kërkoi falje për mosardhjen e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, duke thënë se ai ishte jashtë shtetit./klankosova/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...