Google ADS

Vetëvendosje thotë se me një ushtri të armatosur mirë qytetarët do të kenë më shumë vetëbesim

16:13 | 9 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga kryetari Albin Kurti, sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi, deputeti Xhelal Sveçla, ish-gjenerali që është pjesë e Lëvizjes Enver Dugolli, deputeti i Lëvizjes dhe ish – koloneli i FSK-së Shemsi Syla, si dhe anëtari i kryesisë e po ashtu ish – koloneli i FSK-së Ajet Potera, kanë vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) me ç’rast janë pritur nga Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Koloneli Jeton Dreshaj, Kolonelin Agron Bajrami si dhe Drejtori për Politika dhe Plane Faruk Geci.

“Ky takim ishte i nevojshëm pas kalimit të projetkligjit për FSK-në për t’u parë se ku dhe si mund të ndihmohet më tutje. Gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi Lëvizjen për mbështetjen dhënë analizave të tekstit dhe votimit të projektligjit për FSK-në derisa shpjegonte historikun e transformimit që prej UÇK-së në TMK e më pas zhvillimit të FSK-së. Deputeti Sveçla tregoi se në Komisionin për Siguri po punon për disa ndryshime që të mos ketë pengesa në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

Nga ana e delegacionit të LV-së u tha se mbështetja për ushtrinë është obligim i tyre.

“Po ashtu, gjatë takimit pati pajtueshmëri së çështja e zhvillimit dhe avansimit të FSK-së duhet prioritizuar në aspektin buxhetor. Me një ushtri të përgatitur e armatosur mirë, qytetarët e Kosovës do të kishin më shumë vetëbesim, më shumë siguri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit”, përfundon komunikata e LV-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme