Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi, dhe ekzekutivin e vendit për mospranimin e Kosovës në INTERPOL.
Në një konferenc për media deputeti, Xhelal Sveqla, tha se e gjithë kjo situatë po i bënë mirë vetëm Serbisë.
“Qeveria dhe Presidenti dështuan ta anëtarësojnë Kosovën në INTERPOL. Gjithë kjo kohë i bënë mirë vetëm Serbisë. Në njërën anë, Qeveria ka lobuar për anëtarësim e Serbia ka bërë lobim të ashpër për mos anëtarësim. Presidenti vazhdon të bëjë pazare më Serbinë e ata vazhdojnë ende të jenë kundër Kosovës. Ky President për të shpëtuar, po dëmton Kosovën. Kuvendi duhet t’ja marr mandatin Thaçit në aventurën e tij më Serbinë. Deri sa Serbia vazhdoi të sillet kështu më Kosovën dhe të luftojë kundër Kosovës,” është shprehur Sveçla.
Sipas deputetes, Albulena Haxhiu, “pazaret” e Thaçit me Serbinë kanë ngritur pikëpyetje tek shtetet që na kanë njohur, raporton arbresh.info.
“Nëpër organizatat ndërkombëtare anëtarësohesh përmes qëndrueshmërisë, e jo nëpërmjet akrobacioneve të çuditshme. Thaçi e Pacolli e Haradinaj duke u treguar të dobët karshi Serbisë e kanë dobësuar pozitën tonë si shtet, kudo. Pasojat e dështimit për anëtarësim në INTERPOL janë në një rrafsh tjetër. Mijëra serbë sot po festojnë. Drejtësia në Kosovë u sulmua nga dështimi në Dubai. Vitit 2018 po i bëhet hap i madh prapa për Kosovën dhe këta udhëheqës duhet të largohen sepse po e dëmtojnë Kosovën. Shumica e qytetarëve do të gëzoheshin sonte sikur në lajme do të dëgjonin se kta kanë dhënë dorëheqje,” deklaroi Haxhiu.
E lidhur me seancën e jashtëzakonshme, Haxhiu tha se do të mbahet të enjten dhe pikë e diskutimit do të jenë dështimet në politikën e jashtme të Kosovës.
“Në ketë seancë do të kërkohet dorëheqja e udhëheqësve tonë. Fatkeqësisht deputetët falën territor për liberalizim të vizave, por ne ende jemi duke u mashtruar sepse kjo nuk ka ndodhur. Qytetarët kanë mbetur peng i politikanëve të korruptuar në mënyrë që qytetarët përveç liberalizimit ta kenë edhe mirëqenien, zhvillimin, arsimin e shëndetësinë. Ne vetëm jemi duke shkuar nga një, në një dështim tjetër,” deklaroi Haxhiu./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut