Më 30 korrik do të dihet rreth fatit të kontratës Vala-Zmobile, këtë e ka konfirmuar për Express gjatë ditës drejtori menaxhes i Telekomit Bedri Istrefi. Ai tha se nuk mund të jap më tepër informacion nëse do të shkëputet apo vazhdohet kontrata me kompaninë private Z-Mobile. E tash në orët e vona deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë me reagime, duke kërkuar që Kontrata e Telekomit me Z-Mobile të mos vazhdohet.
“Asnjë kusht nuk është i pranueshëm. Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mosvazhdohet. Çdo negociim për vazhdim është i papranueshëm. 30 korrik #Fund”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, deputeti Liburn Aliu.
Një reagim të tillë e ka bërë edhe bashkëpartiaku i tij, Glauk Konjufca.
Ai ka thënë se negocimet me kushte janë alibi për vazhdimin e dëmtimit të Telekomit
“Po flitet në media se Telekomi i paska vendosur disa kushte Z-mobile për t’ia vazhduar kontratën. Drejtuesit e Telekomit duhet ta kenë parasysh se Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mos vazhdohet. Pikë. Negocimet me kushte janë alibi për vazhdimin e dëmtimit të Telekomit. Nuk ka asnjë kusht që vlen në këtë drejtim. 30 korrik #Fund”, ka shkruar Konjufca.
Kurse, në deklarimin që ka bërë gjatë ditës srejtori menaxhes i Telekomit Bedri Istrefi ka treguar se me 30 korrik do të bëhën publik të gjitha vendimet që do t’i marr Telekomi.
“Me datën 30 të gjitha detajet bëhen publike…Para datës 30 nuk guxoj asnjë informacion me dhanë sepse mundet me ndiku në MSA që jemi të obliguar në mirëbesim me zbatu”, tha istrefi për Express.
Shtoi se asnjë kontratë nuk do të vendoset në dëm të interesave shtetërore.
Ditë më parë, para Telekomit të Kosovës protestuan dhjetëra punëtorë që kërkuan që kontrata 10 vjeçare me Dardafonin të ndërpritet.
Ditë më parë, Z-Mobile ka dërguar te përmbaruesit lëndën për kthimin e borxhit që PTK’ja ka në raport me Devollët.
Kujtojmë se më 25 janar të vitit 2016, Z-mobile e dërgoi Telekomin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Kompania që udhëhiqet nga Blerim Devolli fillimisht përmes kësaj Gjykate kërkoi që Telekomi t’ia paguante 44 milionë euro dëmshpërblim.
Gjithë këto para, kompania i arsyetoi duke thënë se Telekomi e dëmtoi atë qëllimisht.
Z-mobile pretendonte që gjithë këto dëme iu shkaktuan gjatë periudhës 2011-2014.
Njëri prej dëmeve më të mëdha të cekura në padi, sipas kompanisë së Blerim Devollit ishte problemi me ofrimin e shërbimit 3G dhe 4G, si dhe ndarja e disa Sim Kartelave dhe numrave mobil, që Telekomi do të duhej të bënte ndaj Z-mobile.
Asnjëra prej këtyre obligimeve sipas padisë nuk ishte përmbushur.
E përveç kësaj, aty theksohej se Telekomi drastikisht reduktojë kualitetin e shërbimeve vetëm për konsumatorët e Z-mobile.
Asokohe, drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa pati deklaruar se pretendimet e Z-mobile janë të pabaza.
Megjithatë, kjo shifër prej 44 milionë eurosh të kërkuara në Arbitrazh, tashmë ka zbritur në 25 milionë e 900 mijë euro./Gazeta Express/.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...