Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për qeverinë në dorëheqje.
Nga kjo parti kanë thënë se kjo qeveri, që tani është tranzitore nuk ka kapacitet për të implementuar planin qeveritar, raporton arbresh.info.
Ata i kanë bërë ftesë që të mos merren vendime gjersa të organizohen zgjedhje të reja, kurse kanë kundërshtuar qeverinë teknike.
Shefi i GP së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se do të lejojnë të zvarriten procedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
“Kosovës më shumë se kurrë i nevojitet ndryshimi, ky ndryshim është shumë afër dhe shanca e tillë mund të mbahet vetëm nëse bëhen zgjedhjet sa më parë. Ne kemi nevojë për zgjedhje të reja dhe një qeveri të re”, u shpreh Konjufca.
Në të kundërtën kjo parti thotë se do të bashkëpunojnë me LDK-në, për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?