Një grup i deputeteve të kësaj partie doli dhe foli nga afër më shoqërinë civile. Ata i pritën me fotografë e me kamera.
Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, i kërkoi edhe deputetëve të Vetëvendosjes që të mos e votojnë Projektligjin për financimin e partive politike.
“Ne kemi fillu një marsh për refuzimin e Ligjit të partive politike dhe ne jemi duke kërkuar nga deputetët dhe Kryeministri që ta refuzojnë këtë ligj, pasi që ky ligj ju mundëson partive që të manipulojnë me paratë publike, duke dhënë donacione e tendere për donatorët e partive. Kjo i mundëson partive që t’i pastrojnë paratë e pista, andaj ne jemi që të paguhen jo kesh, por donacioni të ipet përmes bankave. Gjithashtu kërkojmë që të dihet emri i donatorëve të partive politike dhe jo të mbesin anonim”, është shprehur Kryeziu para deputetëve të Vetëvendosjes.
Deputeti Sami Kurteshi është pajtuar me kundërshtimet e shoqërisë civile duke premtuar votën kundër këtij projektligji.
“Ne si grup i kemi kundërshtu disa projektligje dhe do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë. Ne s’jemi pajtu pikërisht me këto ndryshime. Është një përpjekje për të legjitimu vjedhjen e partive politike në fonde të ndryshme. Mendoj se kjo do të duhej të ndryshonte. Gjitha këto vërejtje që i keni ju, ne i kemi kundërshtu në komision, por se kemi pasur shumicën. Ne s’do të ndalemi por di t’i kundërshtojmë. Në rast se ky ligj kalon, ne do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetues. Ne jemi së bashku me kërkesat e shoqërisë civile”, është shprehur Kurteshi para marshuesve.
Projektligji për financimin e partive politike pritet të shqyrtohet në lexim të dytë pas shqyrtimit nga komisionet./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)
Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë
Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë
Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë
Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane