Google ADS

Veteranët shpenzuan afër 40 milionë euro për gjashtë muaj

13:58 | 17 Korrik 2019
V. S.

Veteranët po vazhdojnë t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës, refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve.

Ky vendim refuzues vlen deri në përfundim të procedurës penale, ndërsa këta veteranë po vazhdojnë t’i marrin pensionet çdo muaj.

Në muajin janar, 38 mijë e 232 veteranë kanë përfituar 6 milionë e 518 mijë e 959 euro, shkruan lajmi.net

Njëjtë është vepruar në gjithë muajt pasues.

Musa Demiri, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për lajmi.net se për 6 muajt e parë të vitit 2019, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit.

Në tabelë shihet se shuma e ndarë për këtë kategori është ndryshuar çdo muaj, mirëpo arsyet nuk dihen.

Vetëm këtë vit, janë planifikuar të ndahen mbi 57 milionë euro për këtë kategori, shumë kjo e cila pritet të tejkalohet nga trendi i shpenzimeve mujore.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar, është ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së, nën dyshimet se i kanë fryrë listat. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme