Vetëm gjatë muajit nëntor, në Ferizaj janë regjistruar 15 raste të dhunës në familje

10:15 | 3 Dhjetor 2018
V. S.

Në qytetin e Ferizajt, për një muaj janë regjistruar 15 raste të dhunës në familje.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit nëntor të këtij viti, ka pranuar 15 lëndë të cilësuara si dhunë në familje, raporton lajmi.net.

Siç njofton kjo prokurori në mesin e viktimave të këtyre 15 rasteve të dhunës në familje, janë 12 femra dhe tre meshkuj.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, gjatë muajit që sapo e lamë pas, kjo prokurori ka ngritur pesë aktakuza dhe pacaktuar një masë për paraburgim për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme