Google ADS

Vetëdeklarohet Milaim Zeka: Populli nuk do të votojë më turli budalle, matrapazi, analfabeti

14:21 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Zeka tha se në momentin që kosovarët do të dalin jashtë Kosovës dhe të shohin Evropën, kur të kthehen nuk do të votojnë ‘lloj lloj budalle, matrapazi, analfabeti’.

“Unë e shohë shpëtimin e Kosovës kur të rinjtë tanë dalin jashtë shtetit, pra kur të liberalizohen vizat, ata do të shohin Evropën dhe do t’ia bëjnë një lloj refreshi trunit dhe nuk do ta votojnë lloj lloj budalle, turli matrapazi, tyrku analfabeti”, tha Zeka”, shkruan Gazeta Metro.

Publikimin e listave të veteranëve e quan të qëllimshme, pasi ata njerëz duan të shkaktojnë luftë civile në Kosovë.

“Këta njerëz që e kanë bë publikimin e listave të veteranëve, kanë pasur qëllim të bëjnë luftë civile në Kosovë, ne jemi në pragë të luftës civile në Kosovë”, tha Zeka.

Deputeti Zeka tha se është i bindur absolut se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Absolut po, jam shumë i bindur se do të lëvizim pa viza”, tha Zeka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme