Google ADS

Veselit nuk i miratohet propozimi për rritje të koeficientit të drejtorit të Agjencisë Antikorrupsion

17:00 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeparlmentari, Kadri Veseli, ka propozuar dy amendamente:

58a ka të bëjë me punëtorët arsimorë në universitete

58b ka të bëjë me Agjencionin Antikorrupsion, për rritjen e koeficientit të drejtorit

Amendamenti i parë ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, por jo edhe i dyti.

“Hap historik për institucionet. Tani e tutje shumicës së punonjësve të sektorit publik do t’i rriten pagat,” është shprehur Veseli gjatë shqyrtimit të projektligjit.

Sipas deputetit të LDK, Armend Zemaj, propozimi i amendamenteve të reja nuk është konform rregullores, duke mos i dhënë mbështetje projektligjit.

Kuvendi po vazhdon shqyrtimin e Projektligjit për paga në sektorin publik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme