Kuvendi nuk e ka vazhduar seancën në orën e paraparë për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa Kadri Veseli i ka thënë deputetit të Nismës, Zafir Berisha, se mund t’i bashkohet opozitës për ta rrezuar Qeverinë.
Kuvendi ka shkuar në 15 minuta pauzë pasi nuk pati kuorum për të mbajtur seancë pas bojkotit të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejojë që individë të caktuar ta përcaktojnë rrjedhën e punës në Kuvend.
Ndërsa, Veseli i tha deputetit të Nismës, Zafir Berisha, që është i lirë që t’i bashkohet opozitës për t’i bërë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë.
Nuk dihet se çfarë i tha Berisha Veselit nga ulësja e tij, por kryeparlamentari ka përmendur deklaratat e deputetëve të VV-së se u duhen edhe 4 vota për rrëzimin e Qeverisë. Por, sipas Veselit, as opozita nuk po duan të shkojnë në zgjedhje.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...