Kryeparlamentari dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar familjen e heroit kombëtar Tahir Sinanit në Bujan të Tropojës.
Ai ka biseduar me familjen e heroit Tahir Sinani për heroizmin e madh dhe rolin që ka pasur në luftë ai.
“I lindur e rritur afër kullës së Mic Sokolit, Tahir Sinani ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës për liri të popullit tonë dhe duhet të shërbejë si model frymëzimi për brezat e ardhshëm të të rinjve”, ka shkruar Veseli.
Ky është postimi i tij i plotë:
Për të kujtuar e nderuar veprën e Tahir Sinanit, njërit prej heronjve më të lavdishëm të luftës sonë për liri, u ndala për vizitë në shtëpinë e tij në Bujan të Tropojës. Me fëmijët, vëllezërit, nipat e mbesat e tij bisedova për heroizmin e Tahirit dhe për kurajon që ai iu jepte bashkëluftëtarëve të tij përpara çdo beteje me trimërinë e tij të rrallë. I lindur e rritur afër kullës së Mic Sokolit, Tahir Sinani ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës për liri të popullit tonë dhe duhet të shërbejë si model frymëzimi për brezat e ardhshëm të të rinjve.
Foda flet për lëndimet e Rashicës dhe Rrahmanit
Kurti pas fitores së Kosovës: Formë jashtëzakonisht e mirë e...
Vdes komandanti i parë i KFOR-it, Gjenerali Mike Jackson
Aksidentohet me motor një 82-vjeçar në Shkodër
Mbytet varka me emigrantë në Greqi, 4 të vdekur, mes tyre dy...
Izraeli thotë se nuk do të godasë objektet bërthamore në Ira...