Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë e Policisë në Vushtrri, ku zhvilloi një takim me kadetët e rinj të policisë, transmeton arbresh.info.
Këtë takim e ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në faqen zyrtare të tij në facebook, duke thënë se Policia e Kosovës është një model suksesi në rajon, tha se ka besim të madhe tek rinia e Kosovës.
Postimi i plotë i Veselit:
“Plot shpresë dhe besim pas takimit me kadetët e rinj të policisë, të cilët kanë vendosur të mos emigrojnë, por të shërbejnë në vendosjen e rendit dhe ligjit. Në Akademinë e Policisë në Vushtrri u zotova se do të bëj çmos që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë dhe të ndërtojnë karrierë e të ardhme këtu.
Policia jonë është një model suksesi në rajon dhe dëshmi se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, Kosova mund të ec shumë më shpejt përpara.
Shpreh mirënjohjen time për çdo polic të Kosovës, për punën e vështirë që bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Unë kam besim të madh tek Policia e Kosovës, pjesëtarëve të së cilës ua kemi bërë pagat më të lartat në rajon dhe ua kemi rritur kapacitetet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.
Unë kam besim të madh tek rinia e Kosovës, prandaj edhe kam emëruar ministra të rinj.”
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë