Veseli vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

20:07 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se nesër do të ketë udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Veselit, çdo vizitë nga personalitetet e shtetit është pozitive.

“Do të shkoj në vizitë zyrtare në SHBA. Çdo vizitë e çdo personaliteti në SHBA është pozitive. Aleati kryesor i ynë në shtet-ndërtim janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fuqizimin e shtetit dhe në rrugëtimin tonë euroatlantik, aty janë edhe SHBA-të. Kam takime në Uashington, në Nju Jork, do të kem takime edhe në shtetin e Ajovës, një shtet me të cilin i kemi raportet reciproke shumë pozitive në shumë lëmi”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme