Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar mësuesit me rastin e ditës së tyre.
Nën një postim në Facebook ai tha se mësuesit kanë qenë gjithmonë një shtyllë e kombit.
Sipas tij, kjo është një ditë e madhe për Kosovën.
“Të dashur mësues e mësuese të Kosovës, kjo është një ditë e madhe, jo vetëm për punën e profesionin tuaj, por për të gjithë qytetarët dhe vendin tonë. Për një arsye madhore: gjithmonë keni qenë shtyllë e kombit. Dhe sot jeni ata që bartni një mision po aq të madh: edukimin e brezave që do ta trashëgojnë atdheun tonë të lirë e sovran. Urime!”, ka shkruar ai.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...