Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Washington kryetarin e Komisionit për Politikë Jashtme të Senatit Amerikan, senatorin Bob Menendez.
Në këtë takim, Veseli e ka njohur senatorin Menendez me zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, ndërsa e ka falënderuar atë për kontributin dhe rolin mbështetës të Senatit Amerikan për Republikën e Kosovës.
Temë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe rëndësinë që ka për Kosovën involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces.
“Pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces është qenësor për realizimin e marrëveshjes e cila do të sigurojë njohjen e pavarësisë së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës si dhe ulësen në OKB”, tha Veseli.
Senatori Menendez tha se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë e gatshme për fazën finale të dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
“Ndihem shumë krenar që në vitin 2008 SHBA-të ishin ndër venet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës. Mbështetja e SHBA-së për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Menendez.
Kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe shumë personalitete tjera të larta gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Washington me ftesë të Kongresit Amerikan./arbresh.info
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...