Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, me të cilin diskutoi për të gjeturat që kanë dalë nga raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Në takim u vlerësua se Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon te jetë institucioni më serioz sa i përket menaxhimit të parasë publike.
Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se transparenca dhe llogaridhënia nuk janë vetëm parime kushtetuese sa i përket shpenzimit të parasë publike, por janë detyrime ligjore që çdo institucion duhet t’i ndjekë në përpikëri.
“Shteti i Kosovës humb miliona euro si rezultat i korrupsionit, keq-menaxhimit dhe moszbatimit të drejtë të ligjit për menaxhimin e financave publike. Këto para do mund të përdoreshin për mirëqenin e qytetarëve tanë, duke investuar në arsim, shëndetësi dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Zyra e Auditorit dhe Auditori i Përgjithshëm do ta ketë mbështetjen time për ruajtën e parasë publike dhe mirëqenies së qytetarëve”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai ftoi Prokurorinë e Shtetit që t’i shikojë me vëmendje të gjeturat e raporteve të Zyrës së Auditorit për të gjitha institucionet dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme ndaj keqpërdoruesve të parasë publike.
“Lufta kundër korrupsionit është e pakompromis dhe ne do t’i shkojmë deri në fund”, theksoi Veseli. /arbresh.info/
Zjarre masive në SHBA/ Shtëpi të shkatërruara dhe rrugë të b...
Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forc...
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...
“Ulja e çmimit të energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: ...
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe